×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pas godinës, artistët e Teatrit Kombëtar rrezikojnë edhe vendin e punës

Diel, 27 May 2018 07:24

Trupa e Teatrit Kombëtar në “sitë” në shtator, Hervin Çuli paralajmëron ashpërsimin e kritereve për përzgjedhjen e regjisorëve

Nëse të gjithë kanë folur, publikisht, në sheshe e salla të mbyllura e në media, në protesta e tryeza, i vetmi që ka heshur  është drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. Vetëm pak javë pas marrjes së mandatit të dytë në krye të këtij institucioni, Çuli thyhen heshjten me “ashpërsimin” e rregullave dhe kërcënimet e radhës për vendin e punës. Të rrezikaur do jenë jo vetëm regjisorët, por edhe aktorët, të cilët duhet të nënshkruajën kontratat e reja dhe jo të gjithë do ta kenë fatin. Ndërsa TK mbylli sezonin 2017-2018 me veprën teatrore “Vetëvrasësi”, prej kohësh kanë vijuar protestat e artistëve që kundërshtojnë shembjen e teatrit, duke akuzuar dhe Ministrinë e Kulturës për mungesë transparence. Protesta e radhës ëshët paralajmëruar në 30 maj. Por drejtorin Hervin Çuli nuk e shqetëson godina historike, por “Turbina” e Ministrisë, dhe ka  filluar të bëjë llogaritë për regjisorët, aktorët, shfaqjet, e sezonit të ri, ku, kuptohet, pjesën e luanit e kanë ata që i servilosen, ata që mbështesin Kumbaron, Lali Erin, ata që nuk i ha meraku për teatrin, por për paratë dhe “strategjinë” e kryeministrit për artin.

Drejtori Çuli thotë se me sezonin e ri artistik që do të fillojë në vjeshtë do të ketë më shumë kërkesa për regjisorët, që do të sjellin veprat në skenë. Në reagimin e tij ai paralajmëron dhe qarkullim të aktorëve, sepse me nisjen e sezonit në shtator do të jenë dhe kontratat me teatrin. “Nëse 4 vjet më parë kam thënë që prioritet i Teatrit Kombëtar ka qenë afrimi i publikut, që ka qenë e rëndësishme për mua si drejtues, këto katër vjet të tjerë që nga produksionet e TK deri te ato të skenës së pavarur filtri i seleksionimit do të jetë më i fortë. Në fund të majit, deri në datën 30 shtator të gjithë regjisorët shqiptarë janë të detyruar të sjellin stafin e krijuesve, por mbi të gjitha të aktorëve që janë të impejuar në tekstet e tyre dramatike për të parë dhe qarkullimet dhe mundësinë për të ecur përpara në 1 shtator, kur ne kemi dhe gjithë kontratat e reja me stafin e TK”, pohon drejtori Hervin Çuli. Nga qershori pritet që drejtori Çuli të menaxhojë edhe dy sallat në të ashtuquajturin “Turbina”.

Kalendari artistik 2018-2019 pritet të ketë pesë premiera: “Ne kemi 5 vepra të aprovuara nga bordi i Teatrit Kombëtar. Një vepër që është premiera e parë në shtator nga Bashkim Hoxha, janë dhe regjisorët Arben Kumbaro, Spiro Duni, Qëndrim Rijani dhe Rovena Lule. Një konferencë shtypi e imja do të vijë pasi të marr në dorëzim dhe sallat e reja të teatrit te “Turbina”, sepse vjen një moment që unë si drejtor dhe institucioni tashmë ka në xhestim 3 salla dhe nuk ka më një. Për një përgjigje sa më konkrete për këtë, sepse nuk është njësoj është më e vështirë, i gjithë ky kalendar për 2018-2019 do të bëj një konferencë pasi të marr dy sallat e reja në dorëzim te “Turbina”, pohoi drejtori Hervin Çuli.

Në fjalën e tij drejtori Hervin Çuli pohon se gjithmonë kërkesat e tij janë për shtim të numrit të aktorëve. “Unë ku ta gjeja që sot nga 28 aktorë që ka TK të kisha 38 apo 40, kjo është një kërkesë e vazhdueshme që unë e bëj, por shtimet e personelit në shtetin shqiptar nuk ka rëndësi kush qeveri është nuk janë kaq të kollajshme. Por patjetër që trupa stabël e TK është kjo, sepse nuk mund të lëvizi një bërthamë e rëndësishme e një institucioni, por qarkullime do të ketë.  Në TK për 4 vite që kam qenë unë sa i takon bilanceve të mia kanë punuar 24 regjisorë bashkë me skenën e pavarur, pra tek unë mund të flasësh për shqyerje të dyerve jo për mbyllje. Në 24 regjisorë që kanë punuar në TK, ku mund të ketë ngelur ndonjë personalitet për sa i përket ekuilibrave që nuk jemi marr vesh dhe faji është i dy palëve, por nuk besoj që ka mbetur ndonjë regjisor shumë i mirë brenda tregut shqiptar pa punuar brenda TK. Besoj se filtri do të jetë shumë i fortë dhe  këtë e kam thënë dhe në platformën time tashmë garancia regjisoriale dhe ftesa që do të bëjë vetë institucioni ndaj personalitetit regjisor do të jetë më e rëndësishme se sa vetë regjisorët, që aplikojnë në teatër për të vënë vepra”, përfundon në reagimin e tij drejtori Çuli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...