×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kastriot Çipi: Dy drejtorë janë për prishjen e Teatrit Kombëtar, projekti i ri favorizon oligarkët

Hënë, 28 May 2018 18:10

Në 30 maj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të organizojë një veprimtari mbi 73-vjetorin e Teatrit Kombëtar, një udhëtim në kohë të këtyre viteve, vlerat arkitekturrore, tashegimie historike dhe jetësore të atyre që i dhanë jetë Teatrit Kombëtar.  Ky aktivitet pason debatet dhe takimet e çdo të hëne në TK.  Regjisori i njohur, Kastriot Çipi ka qënë një ndër të pranishmit në debatin e zhvilluar çdo të hënë pranë teatrit kombëtar. Çipi ka qënë kundër çdo projekti që është paraqitur, si nga qeveria ashtu edhe nga arkitekti Vladimir Bregu, sepse “është një projekt që shkatërron hapësirë publike, shkatërron trashëgimi historike dhe kulturore të Tiranës dhe jo vetëm por të gjithë kombit shqiptar. Dhe ndërkohë të vetmit përfitues janë oligarkët që do të ndërtojnë biznese private mbi truallin pubik. Unë nuk jam kundër atij, siç jam kundër prishjes së godinës. Projektoi i Vladimir Bregut tenton ta respektojë fizionominë e teatrit sepse i ruan dy korpusit kryesor. Por ka një kupë xhami që futet midis dy trupave të fabrikës si i quajnë italianët pra midis dy korposve, dy pjesëve të ndërtimit.

Unë do të doja që ai ndërtim me xham të ishte në thellësi, pra nga pishina e mbrapa në gjysmën e dytë të teatrit. Sepse aty nuk kemi të bëjmë më me pjesën eledistare…. Kemi të bejme me pjesën e abuzuar nga të njëjtat qeveri të cilat kanë hyrë dhe kanë dalë, kanë bërë ndërtime pa kriter dhe pa një plan prespektiv. Ndërsa pjesa që duhet të ruhet janë dy sallat të teatrit kombëtar Eksperimental dhe Teatrit Kombëtar së bashku me hollin. Kjo lartësi dhe këto volume duhen ruajtur. Në pjesën e fundit sigurisht që ka vend për ndërtim por nëse e vutë re me kujdes ai projekt në fund krijon dhe lulishte publike, në atë që është sot gjurma e teatrit duke e spostuar ndërtimin e teatrit dhe të sallës së re që në fasadë. Nëse salla e re shtyhet më thellë dhe lulishtja bëhet ajo që është sot parking, nëse prishen ato ndërtesat e vogla 1-katëshe që janë aty duke i shpronësuar duke i paguar shteti jo t’ia vjedhi shteti pronën atyre që i kanë. Atëherë po, është një projekt i padiskutimtë. Gjithsesi unë e kam thënë dhe e përseris publikisht, ne zotin Bregu e falenderojmë sepse solli një element alternativ që hap diskutim. Nëse qeveria do të pranojë që konkursi të jetë i hapur për zotin Bregu apo këdo që ka një ide për teatrin do të shikojmë që zgjidhja do të jetë fantastike nga ato që nuk i kemi menduar asnjëherë. Në këtë rast mu duk sikur citova zotin Rama në vitin 2002 se kështu ka thënë në debatin që është bërë në Teatrin Kombëtar. Ka thënë “të bëjmë një konkurs ndërkombëtar dhe do të çuditeni dhe vetë sa zgjidhje të mira dhe ekonomike do ofrojë”.

Lidhur me riemërimin e drejtorit të TK, Çipi tha se “Në këto 20 vitet e fundit, dy prej drejtorëve të Teatrit Kombëtar janë emërimet e Edi Ramës. Dhe vetëm këta dy drejtorë janë dakort me shembjen e Teatrit Kombëtar. Kështu që nuk jam fare i habitur që Hervin Çuli është rikonfirmuar në postin e drejtorit, më mirë se atë nuk gjente Rama! 

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 18:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...