4 artistë nga Tirana dhe Nju Jorku ndajnë hapësirën e tyre në galerinë FAB

Tuesday, 29 May 2018 12:29

Alkan Nallbani, Ardian Isufi, Bryan Chrisite dhe Graham Day Guerra ekspozojnë në galerinë e artit FAB

Ekspozita “Space 4” vjen për publikun me punët e katër artistëve në galerinë e artit FAB. “Space 4” prezanton punët e artistëve dhe pedagogëve të artit Alkan Nallbani, Ardian Isufi, Bryan Chrisite dhe Graham Day Guerra. Sipas dekanit dhe kuratorit Ardian Isufi “Space 4” është si një hapësirë për katër artistë nga Tirana dhe Nju Jorku, që me punët e tyre sjellin një dialog. “Në përgjithësi tema e ekspozitës ka lidhje me qenien humane, e cila krijon zgjatime ndërmjet politikës, jetës social shoqërore dhe antropologjisë. Është një ekspozitë, e cila vjen si dialog”, pohon dekani dhe kuratori Isufi. Artistët nga Tirana dhe Nju Jorku janë dhe pedagogë në universitet e artit, çka bën të rëndësishëm një bashkëpunim të tillë. “Është shumë e rëndësishme shkëmbimi i ideve artistike”, vijon artisti dhe kuratori Ardian Isufi. Këtë herë në FAB në ekspozitën “Space 4” që prezanton punët e katër artistëve, Ardian Isufi vjen me një cikël punimesh që lidhen me arkivin e tij personal vizual. Që nga fëmijëria e deri në ditët sotme ka një cikël që kolazhon ngjarje histori, gjurmë identitare të cilat në fakt përthyhen tek publiku në kujtesën e tyre. “Punët e mia në “Space 4”, që janë një përshkrim ose një arkiv, gjithmonë si njëlloj kujtese kolektive. Duke i rikontekstualizuar në të tashmen tonë për të kuptuar të ardhmen”, shprehet artisti Ardian Isufi kuratori i ekspozitës. Pjesëmarrës në ekspozitë artisti Alkan Nallbani në punët e tij sjell luftën dhe të keqen, duke na i përcjellë këto me imazhe të bombardimeve në Siri. Më herët ai është shprehur se deri në konkretizimin e ekspozitës kanë pasur shumë diskutime mes tyre. “Kemi pasur shumë debate, shumë shkëmbime idesh mbi punët dhe krijuam këtë ekspozitë duke krijuar këtë marrëdhënie, të cilën e kishim parë në kohë”, tregon artisti Nallbani. Artisti Graham Day Guerra prezanton në “Space 4” vizatime, që lidhen me antropologjinë dhe religjionin. Ndërsa Bryan Chirisite përmes videos sjell dualitetin ndërmjet virtuales dhe fizikes. “Në video është përdorur një animin 3D. Duke krijuar imazhe të rezonancës manjetike, që udhëtojnë në organet tona. Në zemër, në tru, që këto projektohen në pikturë. Ideja e bashkimit të diçkaje të qëndrueshme me një tjetër në lëvizje, është si një dualitet”, u shpreh artisti Bryan Chrisite në hapjen e ekspozitës në galerinë FAB.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 12:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...