×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E mbani mend “Njerëz dhe Fate”?/ Skenari i bazuar në histori personale, ja kush e shkroi

E Enjte, 31 May 2018 17:46

Telenovela “Njerëz dhe Fate”, ka qenë padyshim e para dhe më e ndjekura në Shqipëri. Të gjithë u gozhduan përpara ekranit të TVSH-së në fillim të viteve 2000 për të mos humbur asnjë seri. Aktorët që patën fatin të luanin në të, edhe sot e kësaj dite identifikohen me emrat e personazheve. Arben Derhemi si Flori, apo Eni Jani si Eri. Edhe aktorja që luajti rolin e Lolës, të paktë janë ata që e njohin si Valbona Imami. Por e kishit menduar që në rolin e Erës mund të shihnim një tjetër aktore shumë të dashur për ne?

Bëhet fjalë për Egla Canon, e cila në një intervistë për gazetën “Intervista”, ka treguar me detaje se si e kishte projektuar për veten e saj rolin e Erës, dhe marrëdhënien e saj me të atin.

– Kur isha studente në Akademinë e Arteve, viti i fundit, bëja 3 punë njëkohësisht nëpër televizione si regjisore dhe asistent regjisore, rastësisht u gjenda në mes të një… ngjarje le të themi sepse për artin tonë ishte ngjarje… po realizohej telenovela e parë shqiptare që më vonë publiku e njohu me emrin “Njerëz dhe fate”. M’u propozua por nuk kishte akoma një ide si do ishte. Mora laps e letër dhe nisa ta shkruaj. U nisa nga historia ime personale. Krijova të parin personazhin e babit tim i cili ka qënë kinooperator dhe vdiq në moshën 48 vjeçare kur unë isha ende adoleshente.

Isha shumë e lidhur me të dhe doja që në një farë mënyre ai të vazhdonte të jetonte… Krijova “babin” dhe vajzën, që në telenovelë u quajt Era. Doja në një farë mënyre të materializoja marrëdhënien me tim atë. Ngjarjet më larguan nga Tirana drejt Gjermanisë për studime dhe e braktisa atë projekt. U lumturova shumë kur mora vesh që personazhi i babit tim kishte ngelur dhe akoma më shumë që rolin e luante Robert Ndrenika. Gjithashtu edhe për Erën. Eni është një mike e veçantë për mua edhe sot e kësaj dite dhe nuk mund të kishte patur zgjedhje më të mirë për rolin e vajzës që kisha skicuar për vete. Sigurisht që do kisha dashur ta kisha çuar deri në fund, por nuk ishte e thënë., është shprehur ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...