×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bashkia e Shkodrës, e hapur dhe mbështetëse e çdo aktiviteti për fëmijët

E Enjte, 31 May 2018 17:46

Bashkia e Shkodrës prej rreth 26 vitesh mbështet Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, një event që ka mbërritur në edicionin e 56-të të tij. Përgatitjet për këtë event, nisin një vit përpara, me përfshirjen e tij edhe në buxhetin e Bashkisë së Shkodrës për vitin pasardhës. Pavarësisht vështirësive të krijuara kryesisht nga dikasteret qendrore vitet e fundit, ne vazhdojmë ta mbështesim dhe do ta mbështesim evenimentin. Prej mëse 10 ditësh përgatitjet e festivalit vijojnë në teatrin “Migjeni” për të.

Nga ana tjetër, Bashkia e Shkodrës ka vlerësuar dhe inkurajuar nisma të tilla kulturore e sociale, private apo publike të shkollave të Shkodrës si p.sh. ajo e Shkollës “Peter Mahringer”, Gjimnazit “28 nëntori” apo dhe “Akullore Fest” së fundmi i organizuar nga Shkolla Artistike “Prenkë Jakova”.

Pavarësisht disponibilitetit dhe gadishmërisë tonë, pranë drejtorisë së Kulturës në Bashkinë Shkodër nuk ka ardhur ndonjë kërkesë për mbështetje nga drejtori z. Anton Kaftalli. Përgjatë tre viteve Shkolla Artistike “Prenkë Jakova” ka organizuar aktivitetin në mjediset e shkollës së muzikës, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, në Teatrin “Migjeni” si edhe në sallën e koncerteve të Shkodlles “Prenke Jakova, sipas vetë vlerësimit që organizatorët vetë kanë menduar Po ashtu, siç ndodh prej 3 vitesh, Bashkia Shkodër ka shpallur “Ftesë të hapur” për institucione private e shtetërore, shoqata, organizata, individë që duan mbështetje apo bashkëpunim për organizimin e eventeve të ndryshme. Vitin e fundit, nga data 10 deri me 25 prill 2018, këto njoftime janë afishuar në të gjitha mjetet e komunikimit që zotëron Bashkia e Shkodrës. Me 30 prill 2018, Këshilli Artistik- Kulturor i Bashkisë Shkodër është mbledhur dhe nuk ka patur asnjë kërkesë nga Shkolla Artistike “Prenkë Jakova” apo edhe z. Anton Kaftalli për mbështetjen e “Akullore Fest”.

Si përherë, Bashkia e Shkodrës ka qënë, është dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjithë faktorët e interesuar në shërbim të bashkëqytetarëve. Njëkohësisht, jemi të vendosur të veprojmë si deri më sot, në transparencë të plotë me qytetarët për çdo çështje që përbën interes publik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...