Sa na kushton Ora e Lalit Erit?

E Enjte, 31 May 2018 17:24

Më 15 maj 2018, Skena e Pavarur Kulturore i dërgoi një letër zyrtare, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Z. Erjon Veliaj, ku mes kërkesave konkrete, i kërkonte transparencë financiare mbi aktivitetet kulturore dhe përfshirjen e ekspertëve të SPK-s në Komisionin Vlerësues të projekteve.

 Sot gjendemi para një fakti të tillë kur dy këngëtarë të famshëm, Ermal Meta dhe Rita Ora, do të këndojnë në kryeqytet, dhe sipas “thashethemeve” do të marrin jo pak por, Rita Ora, të paktën 150 mijë euro për koncertin e saj, por ka zëra që kjo shumë mund të jetë deri në 200 mijë euro. Të paktën gjysmën e tyre do t’i marrë edhe Ermal Meta, pa llogaritur shpenzime të tjera, që gjitha dalin nga Bashkia e Tiranës, nga taksapaguesit, nga qytetarët që u ka ardhur shpirti në majë të hundës.

Sipas një përllogaritje që ka bërë një koleg, me aq para “sa do marrë  Rita Sahaçiu, mund të punësoheshin e pakta 30 punonjës socialë dhe psikologë, me kohë të plotë. Mund të punësoheshin qindra klloune, akrobatë, për të kënaqur femijët nëpër lagje. Mund të bëheshin 5 fusha me porta hungareze, apo siç i thonë tani modernisht, kalçeto”. 

Vetëm muajin e fundit u bë publik fakti se këta yje të muzikës botërore do të këndojnë në Tiranë. Asnjë transaprencë publike, asnjë llogaritje se sa është fatura. A ka kaluar apo jo në Këshillin Bashkiak ky projekt etj?!

E gjitha kjo bëhet që pas Ritës e pas Ermalit, do të dalë në skenë “ideatori, i madhi, “artisti”, kryebashkiaku Lali Eri, ai që bëri të mundur ardhjen e tyre në Tiranë. Pasi e konsumoi veten me pemët, Lali po gjen forma të reja shfaqjeje, duke kapur kulturën, aktivitetet për të cilat ai ka më shumë nevojë se populli i tij që do ujë, se po vjen vera, do pastrimin e qytetit se rrezikohen nga sëmundjet, do rrugë të reja, do shkolla, kopështe, parqe... Po Lalit i ka mbetur vetëm Ora dhe kërkon të përmirësojë imazhin e tij të rënë e të konsumuar, kohët e fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...