73 vjetori i Teatrit Kombëtar/”Mirela Kumbaro nuk meriton të vijë në teatër!”

E Enjte, 31 May 2018 14:56

Artistët shprehen se kjo ditë e shënuar duhet të ishte si një festë, por i gjeti duke protestuar për mbrojtjen e tij.

73 apo 74? Dje artistët, aktorë dhe regjisorë, dramaturgë dhe skenografë, punonjës të skenës dhe dashamirës u mblidhën për të përkujtuar përvjetorin e 73-të të TK, duke pasur parasysh majin e 1945-s, kur u dha premiera e parë “Topazi”. Gjatë regjimit komunist, madje e shumë vite më pas, në kohën e demokracisë, mbahej si datë e themelimit 24 maji i 1944-s, kur artistët partizanë interpretuan, “në mal”, një pjesë të Fatmir Gjatës. Gjithsesi, nëse i hyjmë një analize më të thellë, teatër në Tiranë nuk kishte vetëm në kohën e Partisë, por kishte teatër që në vitet ‘20-‘30, sepse kishte aktorë, kishte regjisorë, kishte dramaturgë profesionistë. Ishte skena e improvizuar ose e  përgatitur, nuk ka rëndësi, por kishte publik, madje kishte edhe bileta. Të gjitha këto elementë e bëjnë të dyshimtë vitin 1945.     

Por, duke marrë të mirëqenë 1945, këtë ndërtesë që egziston sot, atë trupë që është ngritur së pari në 1945, u mbushën 73 vjet.  Inaugurimi dhe vënia e emrit “Teatri Profesionist i Shtetit” është bërë pikërisht më 25 maj 1945 në godinën ekzistuese të TK. Nën regjinë e Sokrat Mios, me aktorët të Shkollës Dramatike, më 30 maj 1945, shfaqën comedianë “Topazi”, të shkrimtarit francez Marcel Pagnol, përkthyer nga Nonda Bulka, dhe kjo komedi u quajt si shfaqja themeluese.

Por, në vend që të ishte një ditë e gëzueshme, feste, ajo ditë duket sikur është një ditë përzishme, e trishtuar… 

Dje, regjisorë dhe aktorë të kësaj trupe pohojnë se gjenden në një situatë që luftojnë për mbijetesën e teatrit. Artistët shprehen se kjo ditë e shënuar duhet të ishte si një festë, por i gjeti duke protestuar për mbrojtjen e tij. Aktori i njohur Bujar Asqeriu, prej mëse 20 vitesh në këtë teatër, pohon se artistë nuk do të lejojnë të shkatërrohet kujtesa historike: “Unë nuk ndjej aromë feste në këtë përvjetor. 30 maji duhet të ishte një ditë e tillë, por kjo mungon. Shteti në Teatrin Kombëtar ka vënë drejtues, që janë të detyruar për shkak të pozicionit që kanë të organizojnë festën e 73 -vjetorit të teatrit. Por kanë frikë nga mendimi i lirë i artistëve. Situata e mjeruar kjo që gjenden artistët. Mesazhi im për ministren Kumbaro, shtetin, rikonstruksioni i TK dhe përgatitjen e terrenit për të ngritur një teatër të ri qoftë në këtë sipërfaqe pa prishur asgjë apo në një vend tjetër dinjitoz për publikun. Nuk i lë njeri të shkatërrojnë kujtesën historike, si dhe frymën e artistëve që parakaluan në teatër, sepse është ende zëri i tyre”, pohon aktori Asqeriu. Edhe aktori Neritan Liçaj shprehet se artistët gjenden në një situatë kur duhet të luftojnë që Teatri Kombëtar të mbijetojë. “73 vjetori na gjen pa bazën e duhur ligjore për teatrin, pa investime, pa politikat e duhura nga Ministria e Kulturës, protesta në mbrojte të godinës, etj. Përkushtimi dhe vëmendja për teatrin vjen nga ana e artistëve, por jo nga ana e politikbërjes. Keqardhja ime është që në këto vite të demokracisë kur gjërat duhet të ishin bërë më mirë për teatrin, janë lënë pas dore. Në këtë përvjetor ne si artistë e gjejmë veten në një betejë absurde, ku teatri duhet të mbijetojë”, pohon aktori. Liçaj akuzon ministren e Kulturës Mirela Kumbaro që po çon në rrënim, në një kohë kur duhet të ishte zhvillim i teatrit. “Në vend që të ishte më i konsoliduar më i përparuar, por ne jemi në krizë. Ky është absurdi më i madh, 73 vjetori na gjen ne si artistë në mes të një beteje, por me shtetin që duhet të na mbrojë. Unë si aktor personalisht nuk po di çfarë të mendoj më. Vjen 73 vjetori i teatrit dhe ne jemi në një absurd. Po na çojnë në rrënim. Për mua ministrja  Mirela Kumbaro nuk meriton të vijë në teatër. Ministrja që solli ato amendime ligjore të turpshme? Ajo që po na çon në rrënim? Pse të vijë?”, pohon aktori Neritan Liçaj.

Aktori Arben Derhemi pohon se Teatri Kombëtar është memorie historike. “ Në 73- vjetorin e Teatrit Kombëtar  normal që ne nuk mund të qëndrojmë indifferentë dhe për gjithçka që po ndodh me problemet e teatrit. Kemi kohë që protestojmë dhe Teatri Kombëtar nuk duhet të shembet”,  tha aktori Derhemi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...