BE: Vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, në dorën e palëve

E mërkurë, 06 June 2018 08:19

Bashkimi Evropian tha se takimi i radhës ndërmjet Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e bisedimeve mbetet në dorën e palëve.

Në një përgjigje përmes postës elektronike, zyra për informim e Bashkimit Evropian i tha Zërit të Amerikës se “Bashkimi Evropian vepron si një lehtësues në bisedime. Është në dorën e palëve të bien dakord për përmbajtjen, shpejtësinë, hapat e ardhshëm, formatin dhe afatet kohore të bisedimeve. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryenegociatorët nga të dyja palët dhe do të vazhdojmë diskutimet tona në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Bashkimit Evropian në Bruksel.
Ekipet teknike të Prishtinës e Beogradit ishte planifikuar të takoheshin gjatë kësaj jave për të vazhduar bisedimet që pastaj do t’i hapnin rrugë një takimi ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.
Por, ekipi negociator i Prishtinës ka shprehur pakënaqësi me zyrtarët e Bashkimit Evropian për caktimin e temave në bisedimet teknike. Zyrtarët e Kosovës e kritikuan Bashkimin Evropian për siç thuhet, favorizim të temave që janë përparësi për Beogradin siç është çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar që temë e bisedimeve të jetë energjetika, një çështje kjo që vazhdon të mbajë të bllokuar Kosovën në integrimin e rrjetit të saj në rrugët energjetike rajonale dhe evropiane.
Kosova e Serbia po hyjnë në një periudhë përfundimtare të bisedimeve për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Por, një nga sfidat në Kosovë mbetet krijimi i një konsensusi të përgjithshëm, pasi çdo marrëveshje e arritur do të duhej të ratifikohej në Parlamentin e Kosovës.
Qeveria e Kosovës tërhoqi sot nga rendi i ditës në parlamentin e Kosovës, platformën për bisedime me Serbinë, me qëllim që siç u tha t'i jepet hapësirë gjetjes së një konsensusi më të gjerë politik.
“Krejt kjo bëhet në mënyrë që t’i hapim kohë dhe hapësirë ndërtimit të një konsensusi sa më të gjerë kombëtar dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtejshme”, tha ministri Skender Reçica, i cili lexoi një letër të kryeministrit Haradinaj.
Tërheqja pasoi, kundërshtimin partive opozitare në parlament të cilat u shprehën kundër platformës së qeverisë në përmbajtje por edhe kundër rolit udhëheqës të këtyre bisedimeve nga presidenti Hashim Thaçi.
Me gjithë kundërshtimet e partive në parlament për mënyrën e udhëheqjes së bisedimeve, presidenti Thaçi do të mund të zhvillojë takimet e ardhshme, mbase brenda këtij muaji.
Por, çështja më e debatueshme është se cilat do të jenë kompromiset që duhet t’i bëjnë të dyja vendet në mënyrë që ky proces të përmbyllet.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...