×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Lufta e Kosovës/ Flet gjenerali serb: Kosharja ishte një Vietnam

Tuesday, 10 Prill 2018 13:42

Gjenerali në pension serb i dënuar për krime lufte, Vladimir Lazareviq, i cili ishte komandant i Korpusit të Prishtinës të ish-Ushtrisë Jugosllave gjatë kohës së luftës në Kosovë, zbulon dëshmitë e tij nga koha e luftës dhe tmerrin e Betejës së Koshares.

Ish-gjenerali serb ka folur edhe për betejën e Koshares, në të cilën forcat ushtarake serbe pësuan humbje të mëdha.

E quan qesharake akuzën ndaj tij, për eksodin e rreth një milion shqiptarëve nga Kosova.

“Nëse është e vërtetë kjo dhe këtë ma atribuojnë si në një mëkat, pse mua si komandant i Korpusit të Prishtinës nuk ma kanë atribuuar fajin për dëbimin e 150 .000 serbëve nga Kosova? Më shumë serbë sesa shqiptarët u larguan nga Kosova, por për këtë nuk flitet”,- ka thënë gjenerali serb për gazetën serbe “Alo”.

Ai thotë se, korpusi që drejtonte nuk ka ushtruar dhunë në Kosovë dhe se, Millosheviçi nuk kishte urdhëruar përdorimin e forcës në Kosovë, por as nuk kishte komunikuar me të.

“Millosheviçi kurrë nuk ka urdhëruar asgjë në kundërshtim me atë që kemi bërë. Unë kurrë nuk kam biseduar me të në luftë. Ai komunikoi me Pavkoviçin (komandantin e ushtrisë serbe)”.

Gjenerali serb duke folur për Betejën e Koshares, thotë se, më 9 pril ndodhi thyerja e kufirit dhe hyrja e trupave të UÇK-së në Kosovë nga Shqipëria.

“Sulmi ishte i tmerrshëm, dhe armiku ishte shumë i armatosur mirë, me mbështetje të mirë ajrore dhe instruktorët më të mirë të NATO-s… Ishte një Vietnam në miniaturë. Nuk ishte vetëm beteja e Karakollit të Koshares, ishte një front prej 15 kilometrash”.

“Ishin këputur të gjitha lidhjet me vijën e parë të frontit. Unë merrja raport nga ura ime komanduese".

Përveç përshkrimit të hollësishëm të këtij kaosi, ai tha: ‘Ne do ta mbrojmë kufirin me çdo kusht!’, me shkronja të theksuara. U rrënqetha kur i lexova këto fjalë dhe u përgjigja: ‘Mbajeni, mbrojeni Serbinë. Ne po vijmë’, dhe këtë do ta kujtoj derisa të jem gjallë. Ne shkuam në vijën e parë të luftimeve. Në atë kohë, gjeneral Pavkoviç ishte gjithashtu pranë meje, i cili përshëndeti fjalët e mia dhe urdhëroi të ashtuquajturin homologun tonë nga ana jonë”.

Gjenerali serb flet me dhembje kur e kujton tërheqjen e ushtrisë serbe nga Kosova.

“Në atë moment kisha probleme të tjera. Unë duhej të tërhiqja njerëzit dhe pajisjet pa përjetuar një debakël. Nga pikëpamja ushtarake, unë e di se qëllimi ishte që të vriteshin 20 deri 25 ushtarë serbë në Kosovë dhe të rrafshojnë gjithçka për tokë… Ne parandaluam kapitulimin e shtetit dhe shkatërrimin e tij.

Nga ana tjetër, braktisja e Kosovës më ka goditur më shumë, sepse pashë se populli serb u la në mëshirën e agresorit. Unë madje kam qarë. Më duhet të them se personalisht nuk kam pasur besim në gjithë atë që është shkruar në marrëveshjen e Kumanovës, dhe sipas Rezolutës 1244. Unë i fundit jam larguar nga Kosova”,- tha ai.

Gjenerali i pensionuar serb, Vladimir Lazareviq, ishte dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet burg, për përgjegjësi komanduese për krime të luftës në Kosovë.

Ai në Hagë është dorëzuar më 3 shkurt 2005. Është dënuar sipas përgjegjësisë komanduese, pasi që në luftën e vitit 1998-99 në Kosovë ka qenë komandat i Korpusit të Tretë të Prishtinës, e më pas edhe komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë.

Së fundmi Serbia e ka emëruar gjeneralin e dënuar për krime lufte në krye të Akademisë Ushtarake, gjë që ka nxitur reagime të fuqishme edhe të faktori ndërkombëtar.

Modifikuar më Tuesday, 10 Prill 2018 13:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...