Kryetari i Vetvendosjes Albin Kurti, është shprehur se është pro moncionit për rrëzimin e qeverisë dhe ka kërkuar zgjedhje të parakohshme në vend.
Shtimi enorm i posteve qeveritare apo rritja e pagës vetvetes, rritja e papunësisë e deri tek dëbimi tinëz në kundërshtim më të drejtat themelore të njeriut, të 6 shtetasve turq , janë disa nga arsyet pse Kurti kërkon rrëzimin e “qeverisë së shtrenjtë të Haradinaj”, siç e quan ai.
"Interpelancat për temat e ndryshme dhe Komisionet Hetimore Parlamentare që kemi iniciuar janë dëshmi e opozitarizmit tonë dhe dëmeve të kësaj qeverie që duhet të shkojë”-ka shkruar ai në një status në Facebook duke shtuar se shumica dërrmuese e popullit dhe deputetvë janë opozitë.
Mbajtjen qeverisë në pushtet Kurti e cilëson dhunim të demokracisë qytetare e parlamentare.