Përpara bisedimeve të së enjtes mes ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë mbi çështjen e emrit të kësaj të fundit, ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nitmetz, raportohet t’u ketë dërguar të dy diplomatëve një letër, ku nënvizohen parametrat e një zgjidhjeje të mundshme.
Athina nuk i ka mohuar raportimet se e ka marrë një letër të tillë gjatë së martës, por as nuk e ka konfirmuar këtë gjë.
Sipas burimeve, letra përmban vlerësimet e Nimetz pas raundit të fundit të bisedimeve, që u mbajt më 30-31 mars, mes Nikos Kotziasit dhe homologut të tij maqedonas, Nikola Dimitrov, në Vjenë.
Mes shumë çështjeve të mprehta, gjatë bisedimeve të së enjtes në Ohër të Maqedonisë, Greqia kërkon të arrijë progres mbi të gjitha për emrin që do të përdorë fqinji i saj verior në marrëdhëniet e saj me këdo tjetër.
Kotzias e ka theksuar vazhdimisht se bisedimet do të vazhdojnë derisa të dyja palët të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse. /tch/