Në Kuvendin e Maqedonisë sot në ora 11 do të nis seanca për mocionin e votëbesimit të Qeverisë së koalicionit të LSDM dhe BDI-së.
Propozimi është dorëzuar nga VMRO-DPMNE, e cila sot pas pesë muajve bojkot rikthehet në Kuvend. Debati pritet të zgjasë deri në mesnatë, kur do të votohet.
Për të votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev duhen 61 vota, por këto vështirë për tu siguruar nga VMRO-DPMNE, e cila ka pësuar humbje të deputetëve, nga 51 në rreth 40, pas largimit të tre deputetëve që kaluan në radhët e koalicionit të LSDM-së dhe paraburgimit të deputetëve që akuzohen për dhunën e 27 prillit./INA/