Nxënësit nga Prishtina zënë vendin e dytë në Amerikë

Saturday, 16 June 2018 13:44

Nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” të cilët përfaqësuan Republikën e  Kosovës në Olimpiadën “Genius 2018” në Amerikë zënë vendin e dytë.

Në garë morën pjesë nxënësit: Tahir Zogaj, Endrrit Sylejmani, Fehim Hoti, Admirim Kasolli, Dukagjin Dedaqi, Medina Hajredini dhe Djellëza Hoti janë shtatë shkencëtarët e rinj kosovarë.

Me këtë ata kanë fituar një medalje të argjendtë (vendi i dytë), dy medalje të bronzta (vendi i tretë) dhe një medalje nderi.

Drejtori i shkollës Bashkim Çmega ka njoftuar se Endrit Sylejmani dhe Tahir Zogaj fituan vendin e dytë, medaljen e argjendtë, me projekt shkencor: “Dizajnimin e disa komponimeve organike si agjent potent antikanceroz”.

“Projekti ka për koncept bllokimin e qelizave kanceroze me anë të komponimeve organike në mënyrë që disa lloje të kancereve fillimisht të parandalohen nga shpërndarja nëpër pjesë të ndryshme të trupit dhe pastaj të trajtohet sëmundja.  Ky projekt është realizuar dhe punuar me ndihmën dhe me bashkëpunimin e Kastriot Ademit - Student i doktoratës në UP”, thuhet në njoftimin e gjimnazit.

Admirim Kasolli dhe Fehim Hoti fituan vendin e tretë në botë me projektin e titulluar “Arduo House”.

“Projekti kompjuterik në të cilën ata kanë punuar është një projekt i quajtur ‘Arduo House’ që ka të bëjë me përdorimin e sendorëve në shtëpi duke përdorur pajisjen ‘Arduino’, e cila pajisje lidhet me PC ku me anë të kodeve kompjuterike Arduino merr urdhrat ekzekutuese ku pastaj i dërgon tek vet sensorat. Duke përdorur këta sensorë ata kanë për qëllim parandalimin e dukurive si: dëmet e shkaktuara nga zjarri në shtëpi, dëme të shkaktuara nga uji, parandalimin e vjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Dukagjin Dedaqi fitoi vendin e tretë në botë( Medalje bronztë), me projektin e tij "Inter-Net"

“Projekti në fjalë ka të bëjë me dizajnimin e një posteri ku bëhet fjalë për dëmet që interneti po i sjell shoqërisë njerëzore dhe shpenzimi  i tepërt i kohës në internet. Lenia pas dore  e punëve të rëndësishme si mësimet  duke qenë i dhënë mbas internetit është po ashtu një tjetër çështje që trajton ky poster.  Posteri është i dizajnuar me photoshop dhe është i bazuar në përditshmërinë e përdorimit të internetit”, thuhet më tej.

Medine Hajredini dhe Djallëza Hoti kanë marrë medalje nderi me projekt shkencor: "Ngritja e rezistencës së një shtëpie me anë të përdorimit të materialeve të lëna pas dore".

“Me anë të  këtij punimi synohet që të mbrohet  ambienti i  Kosovës duke i përdorur materialet e lëna pas dore, si hiri nga Termocentrali në Obiliq, boqave, pambukut, qeset e plastikës si materiale fibroze. Kur këto materiale përzihen me allçi mundësojnë një mur më stabil dhe më rezistent, ku e mban shtëpinë nxehtë gjatë dimrit gjithashtu  të ftohtë edhe gjatë verës”, bëhet e ditur nga drejtori i gjimnazit.

Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Mbi  4000  projekte shkencore nga 136 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 1285 nga  projekte finalistë, morën pjesë në Olimpiadë.

Me 72  shtete nga gjithë bota që u kualifikuan në finale dhe mbi 1285 projekte të cilat garuan në finale, gjimnazistët kosovarë arritën të konkurrojnë me botën e të marrin një medalje argjendi dhe dy medalje bronzi në Garën ndërkombëtare:  “Genius 2018”.

Kjo olimpiadë organizohet në Oswego- New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht moshës fare të re, ata kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë dhe profesionalizmin e treguar në përgatitjen dhe zhvillimin e projekteve inovative.

Kjo është hera e dytë që nxënësit e gjimnazit shkencor “Hasan Nahi”, që është gjimnaz privat në Prishtinë, fitojnë në këtë garë. Para një muaji nxënësit e këtij Gjimnazi u kthyen nga Bukureshti-Rumania  me një medalje bronzi në Garën ndërkombëtare "INFOMATRIX  2018".

Dhe para dy muajve u kthyen nga Kenia- Afrikë me një medalje argjendi dhe dy medalje bronzi në Garën Ndërkombëtare “Golden Climate 2018".

Deri më tani Gjimnazi “Hasan Nahi”  prej themelimit të saj në vitin 2013 i ka sjellë Kosovës 37 medalje ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...