Zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë eliminoi edhe një pengesë për fillim të negociatave me BE-në, rezistencën e Holandës. Pas debatit në parlament, holandezët vendosën të mos e bllokojnë Maqedoninë, ndërsa vendosën veto për Shqipërinë. Qeveria gjermane përmes një letre dërguar Bundestagut kërkoi të miratojë mbështetjen për një datë për fillim të negociatave me Maqedoninë javën e ardhshme. Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska zotohet se vendi do të vazhdojë të punojë për t’i bindur të gjitha shtetet evropiane se meritojmë mundësi.
“Diskutimi i djeshëm dhe vendimi i Parlamentit të Holandës tregon se Maqedonia me të vërtetë ka bërë mrekulli dhe tregon se kur jeni të guximshëm dhe të përmbushur, rezultatet tuaja nuk mund të mbeten të pavërejtura. Puna jonë vazhdon edhe në aspekt me të gjitha shtetet anëtare, veçanërisht me Francën. E dini se në Francë dilema nuk është Maqedonia dhe nëse ajo i plotëson kushtet, por para së gjithash është e lidhur me reformat tjera që pret t’i bëjë BE-ja”– deklaroi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes, shkruan Alsat M.
Gjithsesi vendimi i samitit të KE në 28-29 qershor për hapjen e negociatave varet edhe nga Austria e Franca.