Ndërsa ka shprehur ngushëllimin e tij për ndarjen nga jeta të basketbollistit, Gazmend Sinani kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zbuluar një detaj të trishtë. Ai shkruan se i riu ka qenë duke festuar ditëlindjen e tij. Gjithashtu kryeministri u ka uruan shërim të shpejtë të plagosurve të tjerë të aksidentit.
“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të anëtarit të përfaqësueses sonë në basketboll, Gazmend Sinani, i cili po festonte ditëlindjen. Familjes Sinani, miqve dhe FBK-së ngushëllimet më të sinqerta, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar kryeministri.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Gjakovës. Bashkë më Sinanin, në aksident në aksident janë përfshirë edhe disa sportistë të tjerë. Sinani u nda nga jeta në një moshë të re 27 vite dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.