Një person kishte vrarë bashkëshorten e tij me 39 goditje me sëpatë dhe tani është dërguar në një spital psikiatrik. Vendosjen e tij në psikatri e ka urdhëruar Gjykatën rajonale e Bonit, bëjnë të ditur gjatë ditës së hënë mediat gjermane. 37-vjeçari nga Kosova ka qenë në një gjendje “çmendurie” kur e kreu krimin ndaj gruas së tij 28-vjeçare. Pasi që ai e kreu krimin në një gjendje të paaftësisë për t'u dënuar, ai nuk ka mundur të akuzohej për vrasje.
Gruaja në Gjermani kishte ardhur vetëm gjashtë javë më parë nga Kosova. Bashkëshorti i saj, i cili jetonte në Siegburg dhe punonte në një kuzhinë hoteliere, ishte shumë i bindur se bashkëshortja e tij mësuese e donte një person tjetër.
Në këtë proces ai i deklaroi si provë takime dhe diskutimet e të ndjerës, por të cilat, sipas Gjykatës nuk kanë ekzistuar kurrë. I pandehuri kishte dëshmuar se ai ishte tallur dhe provokuar nga gruaja e tij, natën e 1 tetorit 2017, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Ai kishte marrë një sëpatë dhe e ka goditur bashkëshorten në kokë dhe në qafë. Gruaja u mbulua me gjak dhe ndërroi jetë.
Kosovari ka vuajtur përkohësisht nga një ngacmim postraumatik, si refugjat i luftës. Gjendja e tij është diagnostifikuar 13 vite më parë dhe ishte trajtuar me barëra.