Ministri kosovar ofron pagën e tij për gjobën ndaj Xhakës e Shaqirit

Hënë, 25 June 2018 21:52

Bajram Hasani, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka vendosur që pagën e tij ta japë për të paguar një pjesë të gjobës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët u dënuan nga FIFA për shkak të gjestit të shqiponjës dykrenare në vazhdën e festimeve të golave të tyre që i dhanë fitoren 2-1 Zvicrës në përballjen me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ministri që edhe vet vjen nga Gjilani, vendlindja e Shaqirit, ka thënë se emocionet që ata u dhanë të gjithë shqiptarëve nuk paguhen me parà.
“Nuk paguhen me para emocionet që na dhanë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër-Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë. Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndihem i detyruar që një pagë timen ta ndaj për pagesën e kësaj gjobe. Vazhdoni djema e na bëni krenarë!”, shkruan ministri Hasani në Facebook.

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 22:00

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...