Me akuzën e tentativës për vrasje, policia italiane e qytetit të Milanos ka vënë nën pranga 4 persona dy shqiptarë e 2 italianët të cilët një ditë më parë kanë qëlluar me thikë Nicola Bettarinin, djalin 19 vjeçar të prezantuese së njohur italiane Simona Ventura dhe ish futbollistit Stefano Bettarini.
Të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 23 e 29 vjeç ndërsa dy italianët 24 e 29 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në diskotekën Old Fanshion të Milanos, ku djali i Simona Venturës, Nicola Bettarini 19 vjeç është qëlluar 11 herë me thikë nga një grup personash. Ngjarja ka nisur pas një grindje mes grupit të miqve të tij e disa të rinjve
19 vjeçari Nicola Bettarini është jashtë rrezikut për jetën. Sipas rrëfimit të babait të tij Stefano Bettarini, Nicola është qëlluar me thikë ndërsa tentonte të ndihmonte një mikun e tij.
Prezantuesja e njohur italiane Simona Ventura ka deklaruar për mediat "se falë Zotit, Nicola është jashtë rrezikut e është një djalë kurajoz."
"Në ora 5 të mëngjesit të së dieëls, mora një telefonatë që çdo nënë nuk do donte ta merrte" është shprehur ajo, por falënderoj Zotin që gjithçka shkoj mirë.
Rreth mesditës policia italiane me një konferencë shtypi do të zbardh detajet e arrestimit të 4 personave.