Mund të ju duket e pabesueshme, por udhëheqësi i Rusisë dhe një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Pavarësisë së Kosovës, Vladimir Putin, ka vizituar Kosovën.
Ishte vera e vitit 2001, dy vite pasi ishin larguar ushtarët serbë kur Putin kishte zbritur në Kosovë, në atë kohë ai kishte vizituar trupat ruse të cilët kishin uzurpuar Aeroportin e Prishtinës.
Gjatë vizitës së tij, nga Kosova Putin kishte bërë thirrje për izolimin e “terroristëve”, duke mbrojtur sovranitetin e Serbisë.
Tani kur Kosova është e pavarur, Putin mund ta shohë vetëm në ëndërr vizitën në Kosovë.
Ndërkohë viteve të fundit organizatat e ndryshme, kanë alarmuar shpesh për ndikimin rusë në Ballkan por edhe në Kosovë.