Shumë prej këtyre të fundit blejnë makina luksi nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian për të mos paguar detyrime taksash, sigurime e tarifa doganore.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në provincën e Torinos, GDF ka sekuestruar makinat e regjistruara me targa shqiptare, bjelloruse e ukrainase të cilat qarkullonin në mënyrë të parregullt në territorin italian.
Makinat e sekuestruara u përkisnin qytetarëve italianë nga të gjitha shtresat shoqërore, të cilët tashmë janë gjobitur me mbi 6000 euro.