Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të jetë i përfshirë drejtpërsëdrejti në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai tha se vendi i GJND-së, ishte vendi shumë i rëndësishëm. “Ky vendim i GJND-ë, ci li i mbështet nga një rezolutë e OKB-së dhe i cili hapi rrugën për të filluar dialogun në mes dy shtete të pavarura Kosovës dhe Serbisë, dhe qe mbështetur nga BE e SHBA”, tha Thaçi sot në një konferencë për media, raporton RTKlive. “Ishte një përgatitje e shkëlqyer e institucioneve të Kosovës dhe konfirmim i legalitetit të pavarësisë së Kosovës. Me këtë është bërë rrumbullakimi legal i plotë i pavarësisë së Kosovës. Vendimi ishte justifikimi më i mirë i mundshëm për shtetet që deri atëherë kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Ky vendim hapi rrugën edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Sipas tij normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëhet në mes të dy shteteve të pavarura sovrane dhe pastaj me anëtarësim të Kosovës, në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB-në.
Thaçi ka folur edhe për liberalizmin e vizave. “Hapat që do të jenë në të ardhmen, do të funksionalizojnë edhe liberalizmin e vizave. Edhe shtetet anëtare nuk duhet të hezitojnë në këtë proces. Ne do të realizojmë edhe kampanjën për qytetarët e Kosovës. Unë kam besim se qytetarët e Kosovës, janë të edukuar. Ne kemi pasur më shumë kritere nga të gjitha vendet e rajonit”, tha ai.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se për ndarjen të Kosovës është folur në qarqe të ndryshme. “E kuptojë secilin preokupim të qytetarëve të Luginës së Preshevës, i kam takuar edhe ata, i kam dëgjuar edhe rrëfimet e tyre janë prekëse, ata nuk duhet të mbesin si komuniteti më i diskriminuar në Evropë”, tha ai.