Deri më tani në Athinë nga zjarret e mëdha që kanë përfshirë kryeqytetin helen kanë humbur jetën 76 persona, ku tashmë është konfirmuar edhe viktima e parë e cila është një grua nga Saranda.
Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati. Nica është gjetur e shkrumbuar në banesën e saj.
Bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.
Ndërkohë Ambasada Shqiptare në Athinë më herët njoftoi se në spital janë edhe dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri.