Do kalonte 60 kg drogë në Greqi, arrestohet 44 vjeçari në Sarandë

E Enjte, 26 July 2018 22:21

Arben Nguli 44-vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në lagjen numër 5 Sarandë, është ndaluar në fshatin Shkalle, pasi kishte 57 pako të ndara në 60.8 kg drogë.

Burimet e policisë bëjnë të ditur se 44-vjeçari do të shkonte në Qafë-Botë dhe më pas në Greqi dhe për të kamufluar situatën kishte me vete dhe dy ukrainase.

Sipas burimeve të policisë në disa muaj nga komisariati i Sarandës janë arrestuar rreth 40 trafikante droge.

Modifikuar më E Enjte, 26 July 2018 22:23