VIDEO/ Veseli: Demaçi ishte Nder i Kombit

Premte, 27 July 2018 14:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi në seancën komemorative për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, se Demaçi ishte dhe do të mbetet nderi i kombit.

Veseli tha se me vdekjen e Adem Demaçit, Kosova ka humbur një prej burrave të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetët e fundit.

Fjalimi i plotë

I gjithë kombi ynë është në pikëllim. Kemi humbur njërin prej njerëzve të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetët e fundit.

Kemi humbur Adem Demaçin, simbolin e gjithë lëvizjes sonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Heroin dhe frymëzimin tonë. Dhimbja është e pafund. Por, po aq e pafund edhe krenaria që e patëm këtë burrë të madh, të rrallë e të jashtëzakonshëm të kombit. Një patriot të pashoq.

Adem Demaçi ishte i pari ndër të parët në luftën e vështirë e plot sakrifica për çlirim kombëtar. Kur pas vitesh terrori, regjimi jugosllav po kremtonte shtypjen e plotë të rezistencës shqiptare, pikërisht në vitet e errëta ‘50 të shekullit të kaluar, ishte Adem Demaçi që ngriti zërin e rezistencës e të kryengritjes për liri. Dhe, nuk u ndal e nuk u dorëzua asnjëherë.

E burgosën, e izoluan, e dënuan, e ri-dënuan, 28 vjet pandërprerë. Por, nuk e thyen. Nuk e bënë për vete. Adem Demaçi e kishte mposhtur frikën nga pushtuesi dhe me guximin e tij ai e mësoi një popull të tërë ta mposhtë frikën. Këtu nisi liria, sepse një popull që nuk i frikësohet pushtuesit, ai domosdo do ta fitojë lirinë.

Adem Demaçi ishte ndërgjegjja e lëvizjes sonë kombëtare për çlirimin e Kosovës. Disidenti më kokëfortë në gjithë botën komuniste. Mandela i Europës. Disident i kalibrit te Vasllav Havel, e Leh Valesa. Përfaqësuesi më eminent i shqiptarëve të Kosovës në rezistencën europiane kundër tiranisë komuniste. Për këtë,Bota Demokratike e nderoi me Çmimin Saharov. Vepra e tij shërbeu si burim frymëzimi jo vetëm për luftën tonë, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, në bazë të themeleve të shëndosha, të vlerave të lirisë e demokracisë.

Adem Demaçi ishte nderi i kombit dhe i tillë do të mbetet përjetë e mot. Secili nga ne sot ndihet krenar që patëm fatin të jetojmë në epokën e Adem Demaçit. Intelektual e veprimtar politik i nivelit europian.

Ai kurrë nuk kërkoi asgjë për vete. Asgjë. Për të, liria e Kosovës ishte nderimi më i madh. Dhe nëse ka një njeri që me jetën dhe veprën e tij e mishëron më së miri raportin e individit me atdheun, siç shkon ajo thënia e famshme, emblematike - “mos pyet çfarë ka bërë atdheu për ty, por çfarë ke bërë ti për atdheun” – ky njeri është Adem Demaçi. Po. Një pjesë e historisë së Kosovës - është historia e jetës së tij.

Faleminderit për gjithçka bëre për atdheun, gjatë gjithë jetës tënde, Adem Demaçi. Përherë do të jetosh në zemra tona. Fëmijët tanë do të rriten duke mësuar për ty. Institucionet tona do të frymëzohen nga patriotizmi yt. Kujtimi për ty do të jetojë përgjithmonë, ashtu siç do të jetojë përgjithmonë ajo të cilës ia kushtove gjithë jetën: LIRIA E KOSOVËS.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...