“Shqiptarët e Kosovë përgatiten që të shtunën në mëngjes të hyjnë në veri të Kosovë dhe ta marrin Ujmanin në mënyrë që të pamundësojnë që serbët të fitojnë diçka në Kosovë”, shkruan sot gazeta e perditshme serbe, “Kurir”.
“Sot në orën 13 shërbimet e sigurisë së Kosovës kanë takim me kreun e pushtetit për t’u marrë vesh për detaje të këtij skenari i cili tashmë me ditë të tëra po përgatitet”, vijon shkrimi i “Kurir”.
Gjithashtu, e përditshmja më e madhe e Beogradit shton se “ushtria e Serbisë, policia serbe dhe shërbimet e sigurisë janë në gjendje gatishmërie”.
Sakaq, për shkak të informatave se gjatë 48 orëve të ardhshme mund të ndodhë destabilizimi i situatës në veri të Kosovës, KFOR- i në orët e para të së enjtes, nga baza e vet në fshatin Novosellë e Maxhunit të Vushtrrisë ka transferuar pjesë të pajisjeve teknike në veri të Kosovës, shkruan gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.
Për këtë arsye dje trafiku në rrugën Vushtrri – Mitrovicë disa herë ka qenë i ndërprerë.
Një pjesë e pajisjeve është transportuar edhe me helikopter.
Sipas informatave që thotë t’i ketë kjo gazetë, KFOR- ia ka vendosur të dislokojë një numër ushtarësh nga jugu i Kosovës në veri të saj