Po ndan Kosovën, Thaçi sulmon Pandeli Majkon: Është emocional

Premte, 03 August 2018 19:34

Hashim Thaçi i ka çuditur të gjithë me daljen e tij të sotme duke konfirmuar se po bisedojnë me Serbinë për të shkëmbyer territore, ndërsa e ka cilësuar emocional deklaratën e Pandeli Majkos se duke filluar nga 1 janari 2019 do të ketë heqje të kufirit Kosovë-Shqipëri.

"Ne jemi për heqje të kufijve sipas standardeve të BE-së me fqinjët tanë si Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Kush flet për heqje të kufijve jashtë këtyre standardeve është emocional dhe bën deklarata emocionale", tha Thaçi duke sulmuar kështu drejtpërdrejt Pandeli Majkon.

Ndër të tjera Thaçi tha se Kosova nuk do t'i bashkohet Shqipërisë edhe pasi të ndajë territore me Serbinë.

"Shkëmbimi i territoreve me Serbinë nuk do të thotë që Kosova do t'i bashkohet ndonjë shteti tjetër. Bashkimi ynë do të bëhet në Bruksel. Ata që thonë këto duan të pengojnë bisedimet me Serbinë", vijoi Thaçi.

Më parë, Majko kishte shpjeguar se vendimi për të hequr kufijtë përmes lehtësimit të procedurave të kalimit ishte i qeverive të Haradinajt dhe Ramës duke theksuar se nuk ishte qendrimi i tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...