Mediat kosovare shkruajnë se një numër i madh i automjeteve të njësiteve speciale të Kosovës, përfshirë dhe autoblinda janë nisur pasditen e djeshme drejt veriut të vendit. Kjo për shkak të zërave se serbët mund të shpallin autonominë, çfarë do të çonte në agravimin e situatës.
Një video e publikuar nga “Bota sot”, tregon dhjetëra automjete të policisë së Kosovës, saktësisht të njësive special duke udhëtuar drejt Mitrovicës.
Ditë më parë, peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Sava Janjiq, paralajmëroi një skenar të errët për incidente në veri të Kosovës.
Ai thoshte se të dy palët, serbët dhe shqiptarët, po përgatisin incidente në këtë pjesë të Kosovës.
Janjiq, në një intervistë për gazetën beogradase “Danas” ka thënë se më 5 gusht serbët në veri të Kosovës planifikojnë ta shpallin autonominë e veriut, gjë që do të nxisë ndërhyrjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.