×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pas deklaratave për ndryshim kufijsh në Kosovë, SHBA zbulon qëndrimin

Saturday, 04 August 2018 11:03

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar me një deklaratë pas situatës konfuze të krijuar në Kosovë pas deklaratave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh me Serbinë” ku fliste edhe për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën si një e drejtë historike.

DASH thotë se mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa u bën thirrje palëve që të jenë elastike dhe fleksibël.

“tani është koha që palët të jenë krijuese dhe elastike. Zgjidhja duhet të vijë prej tyre dhe vetë ata të mbajnë përgjegjësi për të. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të dëgjojnë dhe të ndihmojnë palët në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët”, thotë DASH.

Më tutje në deklaratë thuhet se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të shtetit.

“Normalizimi po ashtu do t’iu hapte rrugë të qarta të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian”.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”, thekson DASH.

Deri tani idetë e tilla nuk janë hedhur në kuadër të bisedimeve dhe janë kundërshtuar nga komuniteti ndërkombëtar, për shkak të drojës për ndikimin që mund të kenë më gjerë në rajonin e Evropës Juglindore, e cila jo shumë kohë më parë kaloi përmes luftrave të përgjakshme gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Modifikuar më Saturday, 04 August 2018 11:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...