Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje para dy ditësh nga Prokuroria.
Megjithatë, burime të gazetës brenda institucioneve të drejtësisë kanë bërë të ditur se Blakaj ka dhënë dorëheqje për shkak të kërcënimeve. “Blakaj vazhdimisht është ankuar se ka pranuar kërcënime gjatë kryerjes së detyrës së tij. Është ankuar edhe për mosofrim të mbrojtjes institucionale”, ka thënë ky burim.