Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj sot një konferencë për media, ku do të flas lidhur me hetimet që po bëhen për listat e veteranëve.
Konferenca do të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Hetimet lidhur me listat e veteranëve, kohëve të fundit kanë ngritur debat, pasi kryeprokurori Lumezi tha se janë rreth 19 mijë veteranë që fituan statusin kundërligjshëm.