"Shqiponja" ka 'fluturuar' deri në Japoninë e largët.
Një çift shqiptaro-japonez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë në Tokio të Japonisë.
Kështu, shqiptari Arbër Demo dhe japonezja Mana Aoki janë martuar në një ceremoni dasme në kryeqytetin japonez.
Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë fotografi shumë të veçanta, të cilat jo vetëm sjellin atmosferën e bukur nga hoteli ku është zhvilluar ceremonia, por pas çiftit të sapo kurorëzuar duken dasmorët, më së shumti nga ana e nuses, të cilët formojnë të gjithë simbolin e shqiponjës me duar.