Veseli: Mitrovica ka qenë dhe do të jetë zemra dhe krenaria e Kosovës

Diel, 02 September 2018 13:56

Në një debat në Mitrovicë, për fazën finale të dialogut, e ku po marrin pjesë intelektualë e qytetarë nga kjo komunë, kryetari i PDK-së ka përsëritur se Mitrovica do të jetë përherë e Kosovës dhe nuk do të bëhet kurrë pjesë e asnjë pazari.

Ndoshta ju ka ra rasti kohëve të fundit të dëgjoni zëra të ndryshëm  që flasin se si Mitrovica mund të jetë pjesë e pazareve për këmbim territoresh me Serbinë.

Besoni, këta zëra janë të njerëzve e qarqeve që nuk ia duan të mirën as Mitrovicës e as Kosovës. Nuk e njohin Mitrovicën, nuk e duan ose aq shumë e njohin e duan vetëm për interesa te tyre te kufizuara jo në interes të Mitrovicës, as mitrovicasve! Janë zëra që nxisin panik tek qytetarët dhe në këtë mënyrë u shërbejnë qëllimeve të këqija forcave anti Kosovë. Janë zëra prorus, janë zëra proserb, të mbushur plot patriotizëm

Këta zëra armiqësor duhet të ndeshen me vendosmërinë tonë të plotë. Mitrovica kurrë, ama, bash kurrë nuk do të preket.

Mitrovica ka qenë dhe përgjithmonë ka për të mbetur zemra dhe krenaria e Kosovës” ka thënë ai.

Ai tha se ka ardhur për të takuar qytetarë të Mitrovicës për të treguar edhe njëherë vendosmërinë e tij se shteti i Kosovës do te mbrohet dhe zhvillohet me vepra dhe jo më fjalë e gënjeshtra.

Veseli ka përmendur se në këtë qytet do te ketë investime të mëdha. Në këtë drejtim ai ka përmendur një projekt të ideuar nga ai e qe parasheh investime në të dy anët e Ibrit. Ky projekt parasheh ndërtime të larta banimi dhe biznesore e kulturore.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por ka ftuar Levizja Vetëvendosje që ta ndal rrënimin e shtetit, ndërsa, LDK-në që mos të diskutohet të martën për ndarjen e Kosovës, në të kundërtën qëndrimi i PDK-së do të jetë që LDK të distancohet nga nënshkrimi për Asociacionin me kompetenca egzekutive.

Veseli gjatë një tryeze diskutimi të mbajtur sot në qytetin e Mitrovicës, duke komentuar kërkesën e opozitës për seancën e cila do të bahet të marën, ka thënë se që kur është në krye të Kuvendit të Kosovës, nuk ka parë kërkesë më më tragjike dhe më manipuluese.

“Nuk i frikësohemi dialogut me Serbisë dhe as Serbisë, do të dalim faqebardh në këtë dialog. Levizja Vetëvendosje duhet ta ndal rrënimin e shtetit tonë me mohimit që po i bën shtetit, me manipulime dhe kauza për bashkim kombëtar se nuk arrihet bashkimi kombëtar duke e shuar shtetin e Kosovës. Kisha ftuar LDK që të distancohet nga ato nënshkrime, mos të falsim të martën për ndarje ndëryshe, mos ti futet avazit të VV, nëse të martën nuk leviz nga ato qëndrime, qëndrimi i parë i PDK-së, do të jetë që LDK hapin e parë i cili është faktik për Kosovën, që është në dëmë nacional, është që të distancohet nga e ka nënshkruar për asociacionin me kompetenca ekzekutive. Ky është rreziku i parë nacional që e ka Kosova aktualisht“, ka thënë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...