Senatori amerikan Ron Johnson do ta vizitojë Beogradin më 10 shtator, ku ambasada amerikane ka konfirmuar vizitën, ani pse arsyeja e kësaj vizite ka mbetur sekret nga ambasada. Megjithatë mediat në Serbi shkruajnë se kjo vizitë lidhet me fazën finale të dialogut me Kosovën.
Xhonson, një republikan dhe biznesmen, është anëtar i Komitetit të Senatit të SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë dhe kryeson Nënkomitetin për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, si dhe Komitetin për Sigurinë e Atdheut dhe Çështjet Qeveritare.
Serbia shpresojnë të marr ndihmë nga zyrtari amerikan në fazën përfundimtare të dialogut të Kosovës.
Johnson konsiderohet si një nga më të besuarit e Trump-it për misione të veçanta, prandaj shkuarja e tij në Beograd pritet në mesin e spekulimeve të mediave se ai do të sjellë një mesazh të mbështetjes së presidentit të SHBA për Serbinë dhe ndoshta udhëtimi i tij ka të bëjë finalizimin e marrëveshje së mundshme midis serbëve dhe shqiptarëve./Insajderi.com