Policia Kosovës ia ndalon Vuçiçit hyrjen në Drenicë

Diel, 09 September 2018 10:54

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pavarësisht ndalesës nga kryeministri Ramush Haradinaj, është nisur në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt, por është kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës.

Por presidenti serb ka insistuar që të vazhdojë rrugën dhe ai është ndaluar nga Policia e Kosovës. Kështu të paktën raporton gazeta serbe Telegraf.

“Në rrugën Zubin Potok-Banjë, Policia e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit. Ai u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugëtimin”, shkruan gazeta serbe.

Login to post comments