Policia e Kosovës konfirmon lajmin: Bombat e gazit iu huazuan Shqipërisë me pëlqimin e Ministrisë së Brendshme. Kompania e prodhimit dha…

Tuesday, 11 February 2020 16:23

Policia e Kosovës ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit të publikuar nga “Insajderi”, se gazi lotsjellës i përdorur nga policia shqiptare për të ‘shtypur’ protestat e opozitës janë marrë nga Kosova

Në një reagim për mediat, policia e Kosovës thekson se huazimi i gazit lotsjellës është bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve policore dhe kjo ka marrë aprovimin e dy ministrive kompetente.

Policia e Kosovës pohon se është marrë mendimin e Zyrës Ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, po ashtu dhe është dhënë pëlqimi i kompanisë që prodhon gazin lotsjellës.

“Policia e Kosovës, përmes këtij informacioni zyrtar, informon opinionin publik dhe mediat lidhur me huazimin e gazit lotsjellës Policisë së Shtetit të Shqipërisë që është realizuar në vitin e kaluar.

Huazimi i gazit lotsjellës fillimisht është bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të dy institucioneve policore, si dhe mbi pëlqimin e realizuar nga të dy ministritë kompetente, ajo e Punëve të Brendshme dhe e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Në aspektin ligjor paraprakisht janë marrë mendimet pozitive edhe nga ana e Zyrës Ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RKS-se dhe e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe pëlqimin e dhënë nga ana e kompanisë prodhuese të gazit lotsjellës.

Bazuar në procedurat e parapara ligjore, marrëveshjen e bashkëpunimit të hartuar mbi bazën ligjore, pëlqimin dhe autorizimin e ministrive kompetente, pëlqimin e kompanisë dhe mendimin pozitiv të zyrave ligjore, është bërë huazimi i gazit lotsjellës.

Mbi bazën e bashkëpunimit ndërinstitucional, me shtetet fqinje në këtë rast jo vetëm me Shqipërinë, Policia e Kosovës shkëmben personel policorë, patrullime dhe trajnime të përbashkëta si dhe pajisje logjistike sipas nevojës.

Policia e Kosovës, inkurajon mediat dhe gazetarët që para publikimit të informacioneve, t’i drejtohen policisë, për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informatave zyrtare, në mënyrë që të ketë informim të drejtë të opinionit publik, sepse të gjitha veprimet e ndërmarra janë realizuar sipas ligjeve në fuqi”, thekson Policia e Kosovës.

 Shkrimi investigativ

Përdorimi i tepruar i gazit lotsjellës kundër protestuesve të opozitës në Shqipëri kishte ngritur shqetësime dhe pikëpyetje të mëdha.

protesta-ne-foto=gazilotsjelles-tymueset-te-lenduarit112455

Qeveria e Edi Ramës asnjëherë nuk e ka thënë të vërtetën se ku e kishte marrë gazin lotsjellës, të cilin e përdori për të shtypur protestën e opozitës. Kishte pohuar se kjo sasi gazi ishte blerë në kohën e Sali Berishës, pas protestave të 21 janarit të vitit 2011.

Por, Gazeta Insajderi ka zbuluar të vërtetën se si Qeveria e Edi Ramës e mori në mënyrë të dyshimtë këtë gaz lotsjellës nga Policia e Kosovës. Kjo është bërë nëpërmjet një marrëveshje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ard Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

Marrëveshja e dyshimtë për 500 granata me gaz lotsjellës

Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.

Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huzojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë.

Ky vendim i tij, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, ka ardhur pas presionit që atij i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo sasi prej 500 granatave me gaz ishte “dhuratë”, e Thaçit për partnerin e tij politik Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.

Implementimi i tij duhet të bëhej nga drejtori Qalaj, njeri i lidhur dhe i dëgjueshëm i PDK-së së themeluar nga Thaçi.

Po ashtu, pjesë formale e implentimit do të duhej të ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme. Atëkohë, këtë post e mbante Ekrem Mustafa, i cilësuar nga kritikët e opozitarët si ministër analfabet dhe i padijshëm.

Insajderi ka siguruar letrën që Mustafa ia kishte dërguar shefit të tij, Behgjet Pacollit. Duhej formalisht edhe “vula” e Pacollit për marrëveshje ndërkombëtare.

qalaj-letra-gazi

Si i gënjeu shqiptarët ministri Sandër Lleshaj?

Sandër Lleshaj, ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, ka gënjyer publikisht kur ka folur për gazin lotsjellës që është hedhur kundër protestuesve të opozitës, gjatë vitit 2019.

Ai ishte pyetur nga deputeti Lefter Maliqi në një mbledhje të komisionit për siguri, të mbajtur më 11 nëntor të vitit të kaluar.

“… për sa i përket gazit lotsjellës në konceptin buxhetor ne e kemi gjetur nuk e kemi blerë. Atë e hedh policia. Jam dakort me ju që është hedhur shumë, por ama janë shmangur plumbat”, kishte thënë Lleshaj.

Fakti që vetë ministri i Punëve të Brendshëm i Shqipërisë e pranon se kanë hedhur shumë gaz lotsjellës, ligjërisht e bënë përgjegjës edhe shtetin e Kosovës.

Kjo përbën shkelje të rregullave ligjore. Në cilësinë e blerësit, Policia e Kosovës mban përgjegjësi ligjore se si do ta shfrytëzojë gazin lotsjellës si përdorues i fundit i tij, pa pasur të drejtën e huazimit.

Në këtë rast, huazuesi i gazit lotsjellës Policia e Shqipërisë, është e paditur për përdorimin e dhunshëm të kësaj sasie.

Një kallëzim penal kundër Sandër Lleshajt, ministrit të Punëve të Brendshme dhe disa punonjësve të Policisë së Shtetit është ngritur nga ish-krye bashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Lleshaj dhe vartësit e tij akuzohen nga Ademi për “shpërdorim detyre”. Padia është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Bashkia e Shkodrës kërkon edhe “pezullim të ushtrimit të detyrës publike” për personat e kallëzuar penalisht.

“Në cilësinë e Kryetares së e bashkisë Shkodër së bashku me qytetarët e Shkodrës po bënim manifestim  paqësor , në mbrojte të të drejtave dhe lirive themelore Kushtetuese, mbrojtjen e drejtës së votës, e cila është parimi kryesor në zbatim të Kushtetutës.  Manifestimi ishte paqësor dhe konform dispozitave ligjore në fuqi”.

“Bashkia e Shkodrës, në kallëzimin penal për ministrin e brendshëm dhe punonjës të Policisë së Shtetit thotë se “siç tregojnë edhe pamjet filmike, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë sulmuar me gaz edhe protestues të cilit ishin në kushte të pamundura shëndetësore, apo persona që po u vinin atyre në ndihmë. Kjo metodë kriminale, është shkelje flagrante e ligjit, që vë në rrezik serioz jetën e qytetarëve dhe personave që ishin duke i ndihmuar ato”, thuhet në kallëzimin penal kundër Lleshajt.

/Insajderi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...