Komisioni me Jashtë në Kongresin Amerikan zbardh takimin Meta-Engel: Diskutuan për shqetësimet rreth….

Tuesday, 11 February 2020 16:24

Komisioni për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan ka zbardhur takimin e Presidentit Meta me kongresmenin Eliot Engel, që u zhvillua pak ditë më parë.

Me një shënim në Twitter, Engel e konsideron “të shkëlqyer” takimin me Presidentin Meta, ndërsa thekson se u diskutua mbi situatën politike në vendin tonë, përpjekjet për çeljen e negociatave si dhe rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan.

Një takim i shkëlqyer me mikun tim, Presidentin Ilir Meta. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kontributin e saj në NATO, përpjekjet e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe për çështjet e ngritura rreth ‘mini-Shengenit’ në Ballkan”, shkruan kryetari i Komisionit për Politikën me Jashtë në Kongresin Amerikan Eliot Engel.

postimi engel

Login to post comments