Aksioni për bllokimin e makinave luksoze, Manjani: S’ka nevojë për show me postblloqe rrugëve, OFL të heqë syzet dhe…

Tuesday, 11 February 2020 17:06

Prej disa ditësh Operacioni Forca e Ligjit ka ndërmarrë një aksion për bllokimin e automjete luksoze dhe të blinduara, që rezultojnë pa dokumentet përkatëse, apo nëse janë pasuri të vëna nga veprimtari kriminale.

Duke marrë shkas nga ky aksion, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thekson se tek Kryesia e Parlamentit parkohen çdo ditë makina super luks, ndërsa shton se OFL nuk ka nevojë që të bëjë show.

REAGIMI I MANAJNIT
Meqë ra fjala, tek Kryesia e Parlamentit parkohen në çdo moment makina super luks.

 Mu para syve të Gardës e Policisë. Kryeministria ka pamje të qartë mbi këto makina. Deputetët po e po.

Ndoshta po t’i heqë syzet OFL i sheh më qartë dhe ska nevojë të bëjë show me postblloqe rrugëve…

Modifikuar më Tuesday, 11 February 2020 17:08
Login to post comments