Jürgen Hardt, zëdhënës i grupit parlamentar CDU-CSU për çështje të jashtme, mendon se kompromisi mes Kosoves dhe Serbise duhet të pasqyrojë shoqëritë në Ballkan
DW: Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës janë ndërprerë. Cili është komenti juaj?
Hardt: Nuk çuditem që u ndërprenë bisedimet për ndryshimin e territoreve. U bë gjithnjë e më e qartë se presidentetët Vuçiq dhe Thaçi nuk kishin mbështetje në popull. Mendoj se ata që bejne propozime te tilla ndoshta kane qellime te mira, por ata zgjojnë në popull disa pritshmeri që në fund do të mbeten te paplotesuara. Kjo nuk e zvogëlon por e rrit e numrin e problemeve. Prandaj mendoj se vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen tonë, duhet të gjejnë një zgjidhje ku pluralizmi, fetë dhe kulturat e ndryshme, të gjejnë pasqyrim në parlamentet e secilit vend dhe jo duke ndryshuar kufij.
DW: Mendoni se qeveria gjermane duhej të kishte bërë më shumë në Ballkan vitet e fundit?
Hardt: Gjermania dhe parlamenti gjerman janë angazahuar në mënyrë të veçantë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Këtë politikë duhet ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Gjermanët gëzojnë repsekt në rajon, por në fund do të jenë popujt në rajon që do të gjejnë rrugën e tyre drejt paqes. Mendoj se kjo është edhe dëshira e rinisë së atjeshme. Ajo nuk ka dëshirë të vazhdojë debatin dhe konfliktin e gjyshërve. Ajo dëshiron të orientohet nga e ardhmja.
DW: Ku e shikoni ju këtë të ardhme?
Sipas meje e ardhmja për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, në planin afatgjatë, është pranë BE-së, pra, anëtarësim. Me disa vende ky proces ka filluar, kriteret janë të rrepta. Por çdo i ri në Ballkan duhet ta dijë se ai dhe fëmijët e tij kanë një të ardhme në krah të BE-së. DW