Brukseli do e ndal rrugën e Serbisë në BE – pavarësisht nga marrëveshja me Kosovën?

E Enjte, 13 September 2018 07:25

“Ideja për zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor tani për tani mbetet vetëm në letër dhe Kosova nuk është pengesa kryesore për Serbinë në rrugën e integrimit Evropian”.

Diplomati Zoran Milivojeviq ka thënë për ‘Sputnik’ se tani është e qartë që historia e Kosovës është e ndarë nga konteksti i Bashkimit Evropian.
“Bashkimi Evropian ka një problem të brendshëm dhe thellësia e krizës reflektohet pikërisht në fjalët e folura nga presidenti i Sllovenisë, Boris Pahor. Pra, zgjerimi është lënë anash nga të gjithë”, ka thënë Milivojeviq, transmeton lajmi.net.
Ai vuri në dukje se presidenti francez, Emanuel Macron njoftoi se nuk ka zgjerim dhe se BE ka prioritete tjera siç është çështja e Brex-it.
“Ekziston një krizë e përgjithshme në BE e cila është institucionale dhe kjo është çështja e parë me të cilën do të merret BE vitin e ardhshëm kur të krijohet Komisioni i ri me një plan po ashtu të ri. Ne vetëm atëherë do e shohim nëse do respektohet historia e zgjerimit”.
Se sa është impotente BE-ja mund të shihet edhe në çështjen e Kosovës, ka thënë Milivojeviq.
“BE nuk ishte në gjendje të përshpejtonte marrëveshjen e Brukselit dhe t’i çonte vendet drejt një zgjidhjeje. Ajo që po ndodh në ditët dhe muajt e fundit tregon se çështja e Kosovës është lënë mënjanë dhe se përfshirja e SHBA-ve dhe Rusisë është vënë mënjanë në një subjekt të veçantë”, është shprehu diplomati serb.
Milivojeviq ka theksuar Kosova është vendosur si një parakusht për procesin e pranimit të Serbisë në BE por është një çështje e cila duhet të trajtohet në një cilësi të lartë.
Sipas tij, nëse gjithçka do të ishte në rregull në BE çështja e Kosovës do të ishte ndërvarësi e drejtpërdrejt me bashkimin.
Gazeta shton se presidenti slloven, Borut Pahor ka cilësuar se BE-ja është e dobët dhe nuk do të jetë në gjendje të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor. Zeri.info

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...