Qeveria e Kosovës ka miratuar tre projektligje për shndërrimin e FSK’së në Ushtri të Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi është zënë në befasi, ose së paku ka thënë kështu ai, duke theksuar se nuk është në dijeni rreth këtij veprimit të ekzekutivit.
Thaçi është pyetur nëse është në dijeni se koalicioni qeveritar dëshiron të dërgoj në Kuvend projektligjin për transformimin e FSK-së. Ai ka thënë se nuk është në dijeni për këtë por ka theksuar se propozimi i tij i para një viti dallon nga rrethanat aktuale. " Kur unë e kam propozuar ka qenë kohë kur e kemi pas përkrahjen e SHBA dhe NATO-s. Tash rrethanat janë ndryshe", tha Thaçi.