Athina zyrtare reagon për referendumin në Maqedoni. Në një deklaratë për mediat, MPJ greke thotë se respektojnë përzgjedhjet e popullit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
"Klima e nacionalizmit nuk lejon të bëhet një vlerësim i kthjellët për dobinë e marrëveshjes"thekson MPJ greke.
Në vijim të deklaratës, Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, nënvizon se hapat e mëtejshëm kërkojnë kthjelltësi nga të gjitha palët, që të ruhet dinamika pozitive e marrëveshjes se Prespës.