Tony Blair po punon për Serbinë/ Negocion ndarjen e Kosovës

Hënë, 01 October 2018 07:11

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç, thotë se ish-kryeministri britanik, Tony Blair, në emër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, po negocion për “demarkacionin” me Kosovën.

Në një njoftim për media të partisë së tij, thuhet se javën e kaluar, Blair për këtë temë ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe me zyrtarë francezë, ndërsa javën e ardhshme do të ketë një takim edhe me përfaqësues të Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së.

“Gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nga zyrtarë shumë seriozë e të lartë, kam marrë vesh se Blair për këtë shërbim merr para nga Lindja e Afërt. Përmendet edhe shuma prej 150.000 dollarësh në muaj, plus kompensime për punën e kryer, nëse Blair zbaton idenë e Vuçiçit për ‘demarkacion’ dhe Prishtina bëhet anëtare e OKB-së”, ka thënë Jeremiç në televizionin serb N1.

Jeremiçi ka shtuar se për takimet e Blairit me Angela Merkelin dhe me zyrtarë amerikanë ka mësuar nga disa burime shumë të informuara, në mesin e të cilëve janë edhe ata nga Evropa.

“I bëj ftesë Vuçiqit që të më demantojë nëse nuk është e vërtetë kjo që po e them. Tani po zhvillohet manovra më e rrezikshme taktike e Vuçiçit në lidhje me Kosovën që kur ka ardhur në pushtet. Kush e ka paguar Blairin dhe çka ka përfituar Serbia nga dhënia e parave ish-kryeministrit britanik”, ka pyetur Jeremiçi.

Ish-ministri i Jashtëm serb, Jeremiç, thotë se Vuçiçi “përmes lotëve të krokodilit ka deklaruar humbjen e politikës për Kosovën” në mënyrë që zgjidhja e problemit të Kosovës të largohet nga sytë e publikut dhe pastaj, kur përfundimisht të arrihet marrëveshja, të bëjë një “politikë blickrig” që zgjidhja të jetë e pranueshme në Serbi.

Ai ka kritikuar edhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, e cila, sipas tij, e ka dobësuar pozicionin e Beogradit në dialogun me Prishtinën pasi që, siç thotë ai, “për herë të parë, shefja e delegacionit të Serbisë nuk përmend Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe nuk falënderon shtetet që s’e kanë njohur pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...