Paralajmërimet nga Kosova për formimin e Ushtrisë së Kosovës shkaktojnë frikë te serbët, ka deklaruar kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ai ka shtuar se aktualisht Serbia është në pozitë vështirë, transmeton Koha.net.
Sipas fjalëve të tij, “disa nga partnerët tanë perëndimorë po punojnë tekstualisht me këmbë e me duar që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit".
Për këtë arsye, siç tha ia, ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq gjatë kësaj jave do t’i ketë disa udhëtime e do të angazhohet edhe kryeministrja.
Vuçiqi, përcjell b92, ka thënë se për këtë ka folur dhe ia ka tërhequr vëmendjen edhe sekretarit të Përgjithshëm dhe nuk ka çfarë të thotë më dhe pse këtë të mos ua tregojë serbëve në Mitrovicë.
"Nuk do t’i lëmë njerëzit tanë pa përkrahje të shtetit. A do t’i bëjmë të gjitha që të mos ndodhë ndonjë sjellje e papërgjegjshme? Po?” ka thënë ai dhe ka shtuar se Serbia shpreson për vazhdimin e dialogut që të paktën të mos ekzistojë kjo frikë.