FOTO/ Parma gati për muajin e kulturës shqiptare

Tuesday, 06 November 2018 15:16

Organizuar nga Shoqata “Skënderbeu”, me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë, do të nisë edicioni i 12-të i Muajit të Kulturës Shqiptare në Parma, me një program të veçantë që shpalos historinë, kulturën dhe traditat e Shqipërisë.

Aktiviteti mbështetet nga Bashkia e Parmës dhe Qendrës Ndërkulturore.  “Kjo iniciativë është pjesë e aktiviteteve të qytetit, duke u zgjeruar nga fundjavë, në muaj. Eventi do të hapet më 7 nëntor dhe do të mbyllet me një mbrëmbje special më 1 dhjetor “, thotë Bajram Hila, president i shoqatës.

settimanaalb 473x675

Login to post comments