Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojnë dialogun këtë javë në Bruksel, merr vesh “Koha Ditore”.
Burimet e gazetës kanë thënë se takimi i radhës pritet të mbahet të enjten apo të premten.
Takimi vjen në kohën kur janë intensifikuar debatet rreth marrëveshjes finale Kosovë-Serbi me këmbimin e territoreve si opsion që thuhet se po diskutohet mes dy presidentëve, me gjithë kundërshtimet e shumta në Kosovë dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian.