Haradinaj kundër Kurz: Çështja e shkëmbimit të territoreve Kosovë–Serbi është e vdekur

Tuesday, 06 November 2018 16:51

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ia ka bërë me dije kancelarit austriak Sebastian Kurz se çështja e shkëmbimit të territoreve Kosovë–Serbi është e vdekur.

Pas mbledhjes së 74-të të Qeverisë, Haradinaj ka përsëritur se një shkëmbim i mundshëm i territoreve do të sillte trazira në Ballkan.

“Çështja e shkëmbimit të territoreve është e vdekur sepse një gjë e tillë nënkupton trazira në Ballkan dhe këtë ia kam thënë edhe kancelarit austriak. Një pjesë e Bashkimit Evropian mendon se lëvizja e territoreve apo falja e një pjesë e diskutimeve në tavolinë. Por kjo nuk mund të jetë sepse para së gjithave duhet të jemi vetvetja. Nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë nuk jemi shteti që jemi prezantuar dhe njohur”, ka thënë Haradinaj.

Për dallim nga Haradinaj, Kurz sot pas takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se Austria do ta përkrahte çdo lloj marrëveshje Kosovë-Serbi edhe nëse bëhet shkëmbim territoresh.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Haradinaj ka thënë se ka shpresa që do të ndodhë shpejt, por ka shtuar se ka mendime që s’është koha e përshtatshme për t’u realizuar.

Modifikuar më Tuesday, 06 November 2018 16:53
Login to post comments