Kanë dhënë dorëheqje të katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.
Dorëheqjet vijnë pas rritjes së taksës nga 10 në 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia si dhe arrestimeve të fundit në Veri.
Goran Rakiç, kryetari i Listës Serbe, ka konfirmuar dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Rakiç e ka konfirmuar këtë në një seancë të jashtëzakonshme qe serbët po mbajnë në këto momente në veriun e Mitrovicës, raporton KosovaPress.
Kujtojmë se serbët gjatë ditës së sotme do të mbajnë përsëri protestë për të kundërshtuar këtë taksë, e cila u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.