Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breul, ka thënë se Republika e Kosovës si një shtet sovran, ka të drejtë të ‘krijojë forcat e rregullta të armatosura.
Ai ka thënë se votimi për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, nuk duhet të shfrytëzohet për të tensionuar situatën në rajon.
“Berlini gjithmonë e ka bërë të qartë, se transformimi i forcave ekzistuese të FSK-së , duhet të bëhet në një proces që do të përfshijë komunitetin serb dhe të bëhet në konsultime të ngushta me NATO-n dhe aleatët e NATO-s”, ka thënë ai, shkruan mediumi amerikan ‘WDRB’.
Ai gjithashtu ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet ndërmjet vete.
“Ne apelojmë për vetëpërmbajtje tek të dyja palët. Votimi i sotëm i ligjeve për Ushtrinë nuk duhet të jetë një pretekst për eskalim të mëtejshëm të situatës”, ka përfunduar Breul.
Ushtrinë e Kosovës e kanë përkrahur fuqishëm edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës