Nga Tahir Shabani
Urime Ushtria Republika e Kosovës
Në emër të shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, urojmë deputeteve dhe Kuvendit të Kosovës për miratimin e tri ligjeve që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri për ketë vendim historik.
Ju shprehim konsideratë për të gjithë ata që kanë kontribuan në periudhat historike për lirin dhe pavarësinë e Kosovës, ishte amanetit i presidenti historik Ibrahim Rugova, Komandantit legjendar Adem Jashari, të gjithë dëshmorëve, heronjve, martirëve, bijve dhe bijave më të devotshëm të Kosovës, me falënderim dhe mirënjohje të lartë në këtë ditë historike për Kosovën e dashur Dardane. Jam i bindur që ushtria jonë me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë do shërbejë në interes të paqes dhe stabilitetit të sigurisë për popullin e Kosovës dhe bashkëpunimin me aleatët e NATO-s dhe partnerët e saj.
Angazhohem të jemi ura lidhëse mes Evropës dhe në veçanti me grupet e miqësive në Parlamentin dhe Senatin e Francës për bashkëpunim dhe ngritje e kapaciteteve me shkollat profesionale dhe akademike në Francë.
Urime ushtarakeve dhe stafit të FSK-së, shumë urime popullit të Kosovës, uroj përzemërsisht themelimin e ushtrisë së Kosovës.
Autori eshte kreu i shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare