Presidenti Thaçi në ceremoninë qendrore për transformimin e FSK-së, i ka uruar ushtrinë çdo pjesëtari të FSK-së, çdo qytetari të Kosovës, derisa ka shprehur nderimet më të thella për çdo dëshmor që ka dhënë jetën që ne të gëzojmë edhe këtë ditë.
Ai ka thënë se ushtria është shtyllë e shtetit.
“Kjo është meritë, para së gjithash e çdo pjesëtari të FSK-së, e punës së tyre, e profesionalizmit të vet. Falë kësaj pune është bërë e mundur që të ecim përpara në zgjerimin e mandatit të FSK-së, që të bëhet ushtri e vërtetë e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit, njëherësh Komandant Suprem, ka thënë se FSK-ja sot nuk është vetëm ushtri, por ajo është kthyer në institucionin më të besueshëm në Kosovë.
Thaçi theksoi se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të bëhet në bashkëpunim dhe në koordinim me NATO-n dhe partnerët tanë në botë. /Telegrafi/
…………………….
Pas votimit të tri projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së në Kuvendin e Kosovës, ka nisur pritja shtetërore nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Ceremonia po mbahet në ambientet e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë figura të larta shtetërore. /Telegrafi/